
Analistja politike, Pranvera Ejupi Hajzeraj, duke komentuar incidentin në Skenderaj mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit, ka deklaruar se situata të tilla duhet të ndalen, pasi sipas saj po thellojnë polarizimin në shoqëri.
Ajo ka thënë se niveli i ndarjeve politike është bërë shumë i theksuar dhe se kjo situatë mund të ketë pasoja serioze për shoqërinë.
“Këto gjëra duhet me i nal këto gjana sepse është bërë një polarizim qaq i madh i shoqnisë, ky polarizim ka me na pru deri te një luftë civile e na nuk e meritojmë. Po bëhet garë politike, nuk po gjejnë akterët politikë për momentin gjuhë të përbashkët. Kështu që prapë shkojmë në zgjedhje, a kemi qef apo nuk kemi qef, por dhuna në asnjë aspekt nuk është zgjedhje,” ka deklaruar ajo në emisionin “Politiko”.