
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në Politiko kritikoi heshtjen e Partisë Demokratike të Kosovës pas sulmit fizik të raportuar ndaj Hysni Mehanit nga Sami Lushtaku, duke thënë se brenda partisë ekziston frikë për të reaguar ndaj tij.
Pacolli deklaroi se mungesa e reagimeve publike nga zyrtarët e PDK-së tregon ndikimin që Lushtaku vazhdon ta ketë brenda partisë.
“Pse nuk po reagon ti ndaj sulmit fizik që e ka bërë Sami Lushtaku, a po frikësohesh edhe ti ndaj tij? Sepse Partia Demokratike e Kosovës nuk po guxon me fol, po frigohen prej Sami Lushtakut se ai është lideri i vërtetë i Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Pacolli kunddrejtë analistit, Arton Demhasaj.
Ajo shtoi se heshtja ndaj rasteve të dhunës krijon precedent të rrezikshëm dhe se partitë politike duhet të distancohen qartë nga çdo formë e dhunës fizike.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/QFeAKQZ7oMQ