
Ish-deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e ftuar në emisionin “Politiko” u përball me debat me analistin Arton Demhasaj lidhur me incidentin e fundit në Skenderaj.
Gjatë debatit, Demhasaj ka reaguar ndaj deklaratave politike për ngjarjen, duke kujtuar edhe veprime të mëhershme politike dhe duke kritikuar qëndrimet e partive.
“A duket e drejtë ti me ba thirrje që për shkak të këtij veprimi të Sami Lushtakut PDK nuk e meriton me qenë ma në parlament, një parti politike e tërë? Në këtë logjikë, Vetëvendosja jo që s’e meriton me qenë në parlament, qeveri e presidencë e kudo tjetër, por s’e ka meritu me qenë as pjesë e politikës me veprimet e saj të kaluara, po që jeni fuqizu, keni ardh në pushtet përmes dhunës, përmes protestave, përmes gjakut nëpër shesh, e tash rasisht po ju pengon, Dardan Molliqajn jeni shku në studio e keni arrestu” ka deklaruar Demhasaj.