Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njësia speciale shihet në Skenderaj, ndalin vetura për kontroll

Gazeta10
14 May 2026 - 23:32

Disa pjesëtarë të maskuar e me armë të gjata të njësive speciale të Policisë së Kosovës u panë të enjten vonë në Skenderaj.

Në disa pamje shihen policët e maskuar duke ndalur vetura për kontroll.

Gjatë ditës në Skenderaj u raportua për sulm ndaj kryetarit të Degës së VV-së atje, Hysni Mehani.

Akterë të VV-së pretendojnë se ai është sulmuar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku si pasojë e një sulmi fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me inicialet H.M. dhe B.Z./nacionale

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.