
Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, ka konfirmuar se sot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Shupkovc.
Bëhet e ditur se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Më datë 15.05.2026, rreth orës 17:35, në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Sipas mjekut kujdestar, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve të trafikut është duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut për Klankosova.tv.
Ai shtoi se njësia e hetimeve të trafikut po zhvillon hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit.