Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përparim Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

Gazeta10
16 May 2026 - 21:25

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën në Shkup, ku studentët do të protestojnë lidhur me çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Rama, ka deklaruar edhe se gjuha shqipe nuk është privilegj, porse është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

‘’Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet’’, ka shkruar mes tjerash Rama.

Postimi:

🇦🇱Gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike.

Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet.

Sepse aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti. Dhe aty ku mohohet identiteti, rrezikohet vetë barazia.

Prishtina është me ju. 🇽🇰 🇦🇱

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.