Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bedri Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për përçarje e propagandë

Gazeta10
17 May 2026 - 17:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida serioze, të cilat kërkojnë trajtim serioz dhe përgjegjësi institucionale.

“Qytetarët tanë po përballen me sfida serioze, dhe seriozisht do t’i trajtojmë një nga një. Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te investimet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë, për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet për secilin qytetar”, ka shkruar Hamza në një postimnë Facebook.

Ai ka bërë thirrje edhe për një kulturë tjetër politike në vend, duke theksuar se respekti dhe bashkëpunimi janë mënyra e vetme për të çuar Kosovën përpara.

“Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara. Jo përçarja, konflikti dhe propaganda”, është shprehur Hamza.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor 2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.