Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bardhyl Hasanpapaj: Vetëvendosje ende nuk ka sqaruar pse Vjosa Osmani nuk është presidente

Gazeta10
19 May 2026 - 21:07

Bardhyl Hasanpapaj, kandidat për deputet kandidat për deputet i LDK’së, ka deklaruar në emisionin “Politiko” se ende nuk ekziston një version zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me arsyet pse Vjosa Osmani sot nuk është presidente e vendit.

Hasanpapaj tha se gjatë kësaj periudhe janë dëgjuar disa versione të ndryshme nga eksponentë të Vetëvendosjes, ndërsa përmendi edhe deklaratat e Glauk Konjufca, të cilat sipas tij kanë qenë kontradiktore.

Sipas Hasanpapajt, Konjufca në paraqitjet e tij ka dhënë disa shpjegime të ndryshme për moszgjedhjen e Osmanit presidente, duke përzier mungesën e bashkëpunimit me partitë tjera me pretendimin se Vetëvendosje nuk kishte interes të zgjidhte një presidente që do ta kritikonte partinë.

“Akoma vazhdon pralla për dëshirën për ta zgjedhur presidente, por pa mundësinë për ta bërë presidente. Nuk dihet nëse kanë pasur dëshirë dhe s’kanë pasur mundësi, apo nëse thjesht nuk kanë dashur ta bëjnë presidente”, deklaroi Hasanpapaj.

Ai shtoi se populli duhet të japë sërish verdiktin e tij në zgjedhjet e ardhshme, duke lënë të kuptohet se qytetarët do të vlerësojnë veprimet politike dhe taktikat elektorale të Vetëvendosjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.