
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje ku sipas tij, Glauk Konjufca tenton ta përqeshë Presidenten Vjosa Osmani duke e quajtur “frizerkë”.
Hasanpapaj e ka cilësuar këtë gjuhë si skandaloze, të papranueshme dhe të turpshme.
“Skandaloze, e papranueshme dhe e turpshme! Unë e di që i ka kap panika, por s’e kam pritë që e humbasin çdo vlerë njerëzore! Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk ua falin dot këtë!”, ka deklaruar Hasanpapaj.
Videoja ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike, ndërsa debati për gjuhën dhe etikën në politikë po vazhdon./Gazeta10