Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kingji nga Komiteti Ushtarak i NATO-s: Shqipëria qëndron e palëkundur në ruajtjen e sigurisë rajonale

Gazeta10
20 May 2026 - 10:56

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, në takimin e Komitetit Ushtarak të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, ka zhvilluar diskutime të të rëndësishme mbi forcimin e mbrojtjes kolektive dhe të parandalimit, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, situatën strategjike të sigurisë në krahun lindor dhe jugor të Aleancës, bashkëpunimin me Ukrainën dhe Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij takimi, Kingji bëri të ditur se ritheksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për ruajtjen e sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Federale Gjermane, Gjeneral Carsten Breuer, me fokus bisedimi mbi ndërveprueshmërinë dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve të përbashkëta, si dhe mbi rëndësinë e misionit KFOR për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

“Gjithashtu, në takimin me Shefin e Shtabit të Malit të Zi, Gjeneralbrigade Miodrag Vuksanovic, theksuam rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak bilateral, rajonal dhe në kuadër të NATO”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.