
Ish presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili sipas një video e kishte quajtur atë “frizerke”.
Përmes një mesazhi publik, Osmani theksoi se puna është ajo që e çon përpara Kosovën dhe jo urrejtja e përçmimi, duke mbrojtur dinjitetin e çdo gruaje punëtore në vend.
“Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje. As gruaja në sallon. As gruaja në market. As gruaja në shkollë. As gruaja në spital. As gruaja në zyrë”, u shpreh ajo.
Presidentja vlerësoi rolin e grave në shoqëri, duke i quajtur ato “shtylla të Kosovës” dhe “heroina të përditshme” që ndërtojnë jetën me punë e sakrificë.
Në fund të reagimit të saj, Osmani dha edhe një mesazh të fortë politik e shoqëror: “Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe.”