
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka zhvilluar një tubim me qytetarë në Uçë të Istog, ku ka përcjellë mesazhe mobilizimi dhe angazhimi politik.
Përmes një postimi publik, Zemaj theksoi rëndësinë e organizimit dhe punës në terren, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin: “Mobilizim, punë, fitore!”.
Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në takimin e mbajtur në Istog, duke potencuar se fryma pozitive dhe përkrahja qytetare janë motiv shtesë për angazhimin e tij politik në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme./Gazeta10