Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia godet rrjetin e kontrabandës së kafshëve në Ferizaj

Gazeta10
20 May 2026 - 15:27
Policia kufitare ka goditur rrjetin e kontrabandës së kafshëve në Ferizaj ku gjatë një operacioni në fshatin Rakaj ka gjetur 108 krerë dele, 100 prej të cilave pa numra matrikuli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit, i cila ka rekomanduar që rasti të iniciohet ‘kundërvajtje doganore’.
Bëhet e ditur se rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.