Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk qëndrojmë mirë me mbeturianat, deri në një muaj nuk mblidhen, kërkojmë zgjidhje” – Dobra për mbeturinat

Gazeta10
21 May 2026 - 8:59

Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur rreth problemit me mbeturinat.

Dobra tha se si shumica e komunave të tjera edhe komuna e Drenasit po përballet me vështirësi për grumbullimin e mbeturinave.

Ai tha se kjo situatë po shkaktohet nga kompania “Pastrimi”, raporton Gazeta10.

“Nuk qëndrojmë as ne mirë me mbeturinat si edhe komunat e tjera që kanë probleme me kompanin “Pastrimi”, ka ndodhur me javë të tëra që nuk është përfundu shërbimi edhe pse pagesa është kryer me kohë, deri në një muaj mbeturinat nuk janë mbledhur nga vendbanimet edhe në zonat urbane, pas presionit të vazhdueshëm të komunës tani kompania ka pajisje më shumë në bartjen e mbeturinave, mirëpo ende ka hapsirë për përmisim, sidomos në pjesën e statcionit të autobusëve por duhet një pastrim më gjeneral për mbledhjen e mbeturinave”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.