Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Gazeta10
21 May 2026 - 10:22

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.

Sipas raportit policor, në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi.

Gjatë operacionit, policia ka dyshuar se bizneset po ushtronin aktivitet ilegal duke mos deklaruar mallrat dhe duke iu shmangur obligimeve tatimore.

Në lokalet e katër të dyshuarve – një femër dhe tre meshkuj kosovarë – janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kilogramë e 775 gramë ar i pa deklaruar, mbi 4 kilogramë e 204 gramë argjend i pa deklaruar, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Prizren 2025, NN. Në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese si dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryejnë veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit lidhur me shitjen e arit. Gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarëve një f/k dhe tre meshkujve kosovar janë gjetur dhe sekuestruar ari i pa deklaruar me peshë rreth 3.775.33 gram, argjend të pa deklaruar me peshë 4.204.98 gram si dhe një armë pa leje. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.