Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Rasti i rrëmbimit në Prishtinë, Gjykata ia cakton 1 muaj paraburgim 4 të dyshuarve

Gazeta10
21 May 2026 - 12:36

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj A.H., H.A., A.G. dhe T.A., për veprën penale Rrëmbimi në bashkëkryerje, për Lëndimi i lehtë trupor, për Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve dhe për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge.

Në njoftim shtohet edhe se, masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve është dhënë për një muaj.

‘’ Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës në këtë fazë të procedurës penale’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve A.H., H.A., A.G. dhe T.A.

Prishtinë, 21 Maj 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve A.H., H.A., A.G. dhe T.A., për veprën penale Rrëmbimi në bashkëkryerje, ndaj të pandehurit  A.H. për veprën penale Lëndimi i lehtë trupor, ndaj të pandehurit A.G. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve dhe për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.H., H.A., A.G. dhe T.A., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës në këtë fazë të procedurës penale.

Gjykata gjithashtu konsideron se nëse të pandehurit lihen në liri ekziston rreziku që të njëjtit do të përsërisin veprat penale, duke pas parasysh se të njëjtit janë përsëritës të veprave penale, andaj masa e paraburgimit është masë adekuate duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.