Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valon Hoti: Pakot ekonomike kanë qenë kërkesë e qytetarëve dhe opozitës, në qeverinë Kurti 4 mbështetja do të rritet

Gazeta10
22 May 2026 - 18:54

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Valon Hoti, në Gazet tha se pakot ekonomike kanë qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të Kosovës, por edhe e opozitës  në Kuvend, gjatë mandatit të kaluar.

Ai tha se Qeveria ka vazhduar mbështetjen për qytetarët në përballje me inflacionin dhe rritjen e çmimeve, duke veçuar rritjen e mbështetjes për nënat lehona në 500 euro.

“Sot e kemi çuar në 500 euro mbështetjen e nënave lehona dhe kjo është rezultat i gjithë mbështetjes së mandatit tonë për këtë kategori. Jemi të lumtur që kjo vlerë tashmë ka arritur në 500 euro”, deklaroi Hoti.

Sipas tij, në mandatin e ardhshëm të Qeverisë Kurti 4 kjo mbështetje do të vazhdojë të rritet.

Duke folur për pakot ekonomike, Hoti kujtoi se në Kuvendin e Kosovës janë mbajtur seanca lidhur me ngritjen e çmimeve, energjinë dhe çmimet e larta të karburantit, ndërsa kërkesa për pako ekonomike ka ardhur edhe nga opozita.

“Ka qenë kërkesë e opozitës që të ketë pako ekonomike dhe të mbështeten qytetarët e Kosovës, por kjo ka qenë edhe pjesë e programit tonë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se mbështetja përmes pakove ekonomike ka qenë pjesë përbërëse e qeverisjes gjatë gjithë mandatit, duke shtuar se në secilin vit qeverisës janë ndarë mjete për kategoritë e cenueshme dhe për qytetarët në përgjithësi.

“Është kënaqësi që shteti ynë është në këtë stad zhvillimi dhe ka mundësi financiare që të mbështesë studentët, pensionistët, nënat lehona, fëmijët dhe të gjitha kategoritë tjera”, deklaroi Hoti.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/Z0GQOgufFUE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.