
Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Politiko” ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçak, për të cilin ajo tha se kishte mbajtur vazhdimisht anën e Serbisë.
Në një intervistë për Kanal10, Osmani tha se kishte pasur vazhdimisht përplasje dhe debate me Lajçakun për shkak të mënyrës se si ai e trajtonte Kosovën në procesin e dialogut.
Sipas saj, kritikat ndaj tij nuk kanë qenë personale, por lidhen me raportimet dhe qëndrimet që ai ka mbajtur ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij si emisar i BE-së.
“Unë kam thënë vecmas me Vuçiqin dhe Lajçaku dhe jo vetëm me Vuçiqin, i cili për fat të keq ka mbajtur qëndrim pro serb, unë kam pasur debate dhe përplasje të shumta me Lajçakun për këtë temë dhe për shkak që kam pasur vazhdimisht përplasje për qëndrimin e tij Qeveria disa herë është ankuar se pse po flet kundër Lajçakut, dhe unë i kam thënë po përplasem me Lajçakun sepse ai po i’a mban anën Serbisë, sepse nuk është se unë kam pasur personale me të sepse unë as nuk e kam njohur atë njeri mirë, mirëpo kritikat e mija në raport me Lajçakun kanë qenë gjithmonë sepse ai nga fillimi i mandatit i’a ka mbajtur anën Serbisë, dikur edhe Qeveria e kuptoi po atëherë ishte tepër vonë, Lajçak edhe kur raportonte para Shteteve antare ai raportone rrejshëm duke i veshur Kosovës shumë faje për të cilat Kosova nuk kishte fare faj, dhe ai është njëri nga arsyet pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat e padrejta kundër Kosovës”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10