
Kandidatja për deputete nga Partia Demoktratike e Kosovës, Besa Ismaili në Gazeta tha se mbështetja financiare për qytetarët është e mirëseardhur, por sipas saj shumat e ndara nga Qeveria janë të pamjaftueshme për të përballuar krizën ekonomike dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve.
Ajo tha se Kosova vazhdon të renditet ndër vendet më të varfra në botë dhe e dyta në Evropë sipas raportit të FMN-së, duke shtuar se qytetarët po përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike.
“Për mendimin tim dhe besoj edhe të shumicës së qytetarëve që sot e shohin vendin e tyre të ranguar në toplistat e vendeve më të varfra në botë dhe në vendin e dytë në Evropë sipas raportit të FMN-së, janë të mirëseardhura këto intervenime, çfarëdo kohe qofshin ato, ndonëse e dimë qëllimin e këtij pushteti”, deklaroi Ismaili.
Megjithatë, ajo kritikoi shumën e ndarë prej 100 eurosh, duke e cilësuar të vogël në raport me nevojat reale të familjeve kosovare.
“Unë i kam konsideruar të pakta, sepse 100 euro janë pak për një buxhet shteti i cili nuk është festuar se ka bërë prerje shiritesh për investime kapitale, apo ka sjellë investime nga jashtë dhe ka ndërtuar diçka”, u shpreh ajo.
Sipas Ismailit, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për mënyrën se si po menaxhohet buxheti i shtetit.
“Pyetja është se ku është buxheti i Kosovës, nëse këto asnjërën nuk i kemi dhe pastaj reduktohet në një shumë tejet të vogël për konkurrencën që buxheti familjar ia bën sot rritjes së çmimeve dhe krizave të njëpasnjëshme”, deklaroi kandidatja për deputete.
Deklarta e plotë: https://youtu.be/d12d6RPiKbw