Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

Gazeta10
23 May 2026 - 13:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kritikuar të ardhurat nga pagat dhe pensionet në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se çmimet në Kosovë janë si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet.

“Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale. Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike. Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit”, ka shkruar Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.