
Sipas raportit policor 24 orësh, ka ndodhur një aksident trafiku në Skenderaj me datën 23 tetor, rreth orës 14:40, ku si pasojë e tij kanë pësuar lëndime drejtuesit e automjetit dhe 3 pasagjerë, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur dy vetura në lëvizje, të cilat ishin duke i drejtuar dy viktimat meshkuj kosovar.
Të lëduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.
“Fsh. Vitak, Skenderaj 29.10.2022-14:40. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur dy vetura në lëvizje, të cilat ishin duke i drejtuar dy viktimat meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe tre pasagjerët në vetura, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt.”/Gazeta10.