Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Rreth 150 qenë endacak do të trajtohen” – Zëdhënësi i Skenderajt

Gazeta10
26 May 2026 - 9:54

Zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” i’u është përgjigjur ankesave të qytetarëve sa i përket qenëve endacak.

Ai tha se për këtë problem e kanë bërë zgjidhjen me anë të një organizate ku pritet të bëhet sterilizimi i qenëve endacak, raporton Gazeta10.

“Qentë endacak janë një problem me të cilin ballafaqohen të gjitha komunat e Kosovës, ne e kemi një marrëveshje disa vite me rradhë me një organizatë që përfshin sterilizimin edhe kastrimin, rreth 150 qentë endacak pritet që të trajtohen kundër tërbimit me qëllim që këta qenë mos të jenë të rrezikshëm ndaj qytetarëve në Skenderaj”, tha ai në Kanal10.

Lushtaku shtoi se numri i qenëve endacak në Skenderaj është shumë i madh por që ai thotë se me këtë marrëveshje tentojnë që ta ulin rrezikun ndaj qytetarëve.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.