Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK publikon orarin zgjedhor të tubimeve: Po fillon rrugëtimi ynë i madh!

Gazeta10
26 May 2026 - 12:37

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nga 28 maji deri më 4 qershor, do të jetë në çdo komunë e pranë çdo qytetari, për të ndarë vizionin rreth ndryshimit që i duhet vendit.

Përmes një komunikate për media, kjo parti theksoi se këto nuk do të jenë vetëm tubime zgjedhore, duke shtuar se do jenë takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë.

“Bashkë me qytetarët, do ta rikthejmë zhvillimin, shpresën dhe dinjitetin në qeverisje. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi. Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë gjeni orarin zgjedhor të tubimeve të LDK-së:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.