Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Besnik Tahiri: Ardian Gjini lider serioz e i matur, AAK futet fuqishëm në garë

Gazeta10
26 May 2026 - 20:55

Besnik Tahiri ka deklaruar në emisionin “Politiko” se Ardian Gjini është një lider i matur dhe serioz, i cili sipas tij ka qenë gjithmonë pranë partisë dhe proceseve të rëndësishme politike.

Tahiri tha se Gjini ka kaluar nëpër shumë procese politike në Kosovë dhe në çdo situatë ka treguar përgjegjësi dhe përkushtim ndaj subjektit politik.

“Ai në secilën rrethanë ka qenë afër kryetarit tonë dhe ka treguar maturi e seriozitet politik”, deklaroi Tahiri.

Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë fuqishëm në zgjedhje me një listë të përgatitur, ku pjesë janë edhe Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj.

“Besojmë që ky do të jetë një nga rezultatet tona më të mira”, u shpreh ai.

Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.