Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjenerali amerikan nga USEUCOM, takon komandantin e FSK-së në vizitën e tij të fundit: E falënderon për koordinimin dhe bashkëpunimin

Gazeta10
27 May 2026 - 11:57

Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ka realizuar vizitën e tij të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kësisoj, ai ka takuar edhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

McKinney, ka falënderuar Jasharin, për vitet e koordinimit dhe bashkëpunimit në përmirësimin e parandalimit ndaj kërcënimeve për Evropën Juglindore.

Postimi:

BG MCKINNEY BËN VIZITËN E FUNDIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR – 🤝👥 💬 Gjeneral Brigade Chris McKinney, Zëvendësdrejtor i USEUCOM për Strategji, Plane dhe Politikë, realizoi këtë muaj vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor. Ai u takua me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për ta falënderuar për vitet e koordinimit dhe bashkëpunimit në përmirësimin e parandalimit ndaj kërcënimeve për Evropën Juglindore.

“Përparimi që kemi arritur së bashku pasqyron forcën e përkushtimit tonë të përbashkët për një Evropë Juglindore të sigurt, stabile dhe prosperuese,” theksoi McKinney gjatë vizitës.

Takimi nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për modernizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë. #USEUCOM #PositiontheAlliance

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.