Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Morina: “Patroni” u dëmtua padrejtësisht, investimi prej 1.3 milionë eurosh u rrënua pa vendim gjyqësor

Gazeta10
29 May 2026 - 17:25

Pronari i biznesit “Patron Ntsh”, Driton Morina, ka reaguar lidhur me rrënimin e objektit që ndodhej në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, duke e cilësuar këtë veprim si të padrejtë dhe në kundërshtim me praktikat ligjore në Kosovë.

Morina tha se kompania kishte marrë me qira vetëm tokën, ndërsa investimi prej 1.3 milionë eurosh ishte realizuar nga vetë “Patron Ntsh”, me të gjitha lejet e nevojshme të siguruara nga organet kompetente.

Ai theksoi se largimi nga prona është bërë pa një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe shtoi se praktika gjyqësore në raste të ngjashme ka qenë në disfavor të Ministrisë së Bujqësisë.

“Pushteti ekzekutiv është i njëjti që ka lidhur kontratën e qirasë me kompaninë tonë. Dëmi ndaj ‘Patron Ntsh’ do të kompensohet pas përfundimit të proceseve gjyqësore”, deklaroi Morina.

Në fund, ai u shpreh i zhgënjyer me mënyrën se si po trajtohet investimi i tij, duke theksuar se beson në drejtësi dhe në mbrojtjen e investitorëve vendorë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.