
Gazetari Fidan Rama duke folur rreth pritjeve për zgjedhjet e 7 qershorit ka deklaruar se nuk mendoj se do të ketë ndryshim të rezultatit sepse sipas tij opozita nuk ka ndryshuar.
Ai komentet i ka bërë në Politiko të Kanal 10.
“Nuk mendoj se do të ketë ndryshim rezultati të dielen sepse nuk ka ndryshim të partive politike, dhe po filloj nga Vetëvendosja që është pothuajse e njëjta dhe është identike me atë që është paraqitë në zgjedhjet e dhjetorit, ku ka aty këtu disa ndrishime në emra dhe në program, kurse PDK rrezikon me i humb disa vota pasi ka një zhgenjim brenda elektoralit. LDK-ja bashkimi me Vjosa Osmanin ngjan më shumë me mallin kinez dhe rezultatin do ta kemi me 7 qershor”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë ndiqeni videon me poshtë/Gazeta10