Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ismaili: Rritja e PDK-së në Prishtinë i ka penguar Albin Kurtit dhe Dejona Mihailit

Gazeta10
02 June 2026 - 22:24

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se beson që PDK do të shënojë rritje në nivel vendi, ashtu siç, sipas tij, ka ndodhur në Prishtinë.

Ismaili tha se sulmet ndaj tij nga Albin Kurti dhe Dejona Mihali lidhen pikërisht me rritjen e PDK-së në kryeqytet.

“Janë marrë me mua edhe Albin Kurti, edhe Dejona Mihali. Arsyeja ka të bëjë me faktin që unë kam rritur trupin elektoral të PDK-së në Prishtinë si asnjëherë më parë. E kam marrë PDK-në me 5 mijë vota për kryetar dhe e kam sjellë në 29 mijë vota. Ky është një sukses që Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur shumë të vështirë ta pranojë”, tha Ismaili.

Ai shtoi se PDK ka dalë e dyta në Prishtinë dhe se këtë rritje pret ta shohë edhe në nivel vendi.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.