Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Recitimi nga vajza në Vushtrri, Miftaraj thotë se është pranuar kërkesa e IKD’së: VV’ja dënohet me gjobë 5,100 euro

Gazeta10
03 June 2026 - 12:53

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se ankesa e paraqitur më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, është pranuar si e bazuar nga organi kompetent, ku, sipas vendimit, Lëvizjes Vetëvendosje, iështë konstatuar shkelja lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Në postimin e tij, Miftaraj shton se, LVV-së i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 5,100 eurosh.

Postimi:

Pranohet si e bazuar ankesa e IKD e datës 1 qershor ( Dita e Fëmijëve) ashtu që LVV dhe Albin Kurti për shkak tënpjesëmarrjes së fëmijeve ne fushatë zgjedhore i shqiptohet denim me gjobë prej 5100 Euro.

LVV gjoben e shqiptuar detyrohet ta paguaj ne afat prej 15 diteve.

IKD permes aktivizmit publik ruan dhe promovon te drejtat dhe lirite e njeriut, drejtat e femijeve por dhe mban llogaridhenes shkelësit e ligjit dhe me rastet kur shkeles I drejtave te femijeve eshte Kryeministri ne detyre dhe lideri i partise me te madhe ne vend.

Me shtetin ligjor dhe mbrojtjen e  femijeve ska kompromis.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.