
Në emisionin POLITIKO me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 sonte po debatohet për “Vrullin e fushatës para 7 qershorit”, ku panelistët në studion po japin vlerësimet e tyre rreth zhvillimeve politike zgjedhore duke prognozuar edhe për rezultatin zgjedhor.
Analisti Mentor Shala vlerëson se Vjosa Osmani ka gabuar që ka hyrë me LDK-në, aq më shumë gabimi i saj edhe më i madh është që e ka Lumirin afër, duke shtuar se me një listë zgjedhore të saj ajo kishte me fitu më shumë vota.
“Por Vjosa Osmanin nuk po e len me shku përpara propaganda e Vetëvendosjes, ngase ajo është mjaft e goditur dhe linçuar nga VV-ja në rrjetet sociale”, tha mes tjerash Shala, duke shtuar se ajo ka bashkëvepru me Albin Kurtin dhe nuk ka arritë me u përgatitë se çka e pret pas ndarjes nga ai.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10