
Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi në një lidhje direkte në emisionin “Adresa e Ankesave” ka folur rreth disa problemeve me të cilat po përballen qytetarët atje.
Ai ka theksuar se ka shpresa se Qeveria do ta ketë në fokus trajtimin e qenve endacakë, derisa për projektin e ndriçimit publik ai ka treguar se tashmë kanë bërë ndarjen buxhetore për fillimin e projektit.
“Kemi nda një shumë të dyfishuar për projektin e ndriçimit publik dhe besoj se do të jetë një gjendje më e mirë sesa në vitin e kaluar”, tha mes tjerash Ballazhi.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10