Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Analisti Salihu: VV humb mbi 134 mijë vota, rënie shënohet edhe te PDK, LDK dhe AAK stabile

Gazeta10
08 June 2026 - 12:47

Analisti politik Fitim Salihu ka publikuar një krahasim të rezultateve preliminare të katër partive më të mëdha politike në Kosovë, duke vënë përballë rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 me ato të zgjedhjeve të mbajtura dje, pa përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës.

Sipas shifrave të prezantuara nga Salihu, ndryshimet më të mëdha janë regjistruar te Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka humbur 134.242 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare. Në përqindje, kjo përfaqëson një rënie prej 30.97 për qind, nga 433.394 vota në dhjetor në 299.152 vota në rezultatet preliminare të djeshme.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës sipas Salihut, ka shënuar rënie, duke marrë 147.220 vota, ose 37.098 më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas krahasimit të Salihut, kjo paraqet një rënie prej 20.12 për qind.

Në anën tjetër, sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës ka regjistruar një rritje të lehtë. Sipas tabelës së publikuar, LDK-ja ka fituar 122.575 vota, ose 3.374 më shumë se në zgjedhjet e kaluara, që përkthehet në një rritje prej 2.83 për qind.

Rritje minimale ka shënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK-ja ka marrë 49.917 vota, 219 më shumë se në dhjetor, duke shënuar një rritje prej 0.44 për qind.

Postimi i plotë:

Ky wshtw krahasimi i rezultateve preliminare te katër partive me te mëdha mes dy zgjedhjeve te fundit, pa votat me kusht dhe pa votat nga diaspora.

– Çdo i treti votues i VV-se i 28 dhjetorit nuk e ka votu VV-ne dje.

– Çdo i pesti votues i PDK-se i 28 dhjetorit nuk e ka votu PDK-ne dje.

– LDK-ja dhe AAK-ja jane pak-a-shume ne votat e 28 dhjetorit. Per AAK-ne, ky ishte sukses sepse ia doli ta kaloje pragun, kurse per LDK-ne, marre parasysh “transferin” e Vjosa Osmanit, ky rezultat shihet si deshtim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.