Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak

Gazeta10
08 June 2026 - 22:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur mbi 30 mijë euro në një veturë me targa serbe që ishte ndaluar për kontroll në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

I njëjti nuk i kishte deklaruar këto mjete.

“Nga njësia policore kompetente është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë e dyshuar me targa serbe, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave (drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit), në çantën e pasagjerit janë hasur mjete monetare euro në shumë të përgjithshme prej 25.515€, dhe dinarë shuma e të cilave arrin vlerën 4813€ (në total 30.328€). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale për trajtim të mëtejmë të rastit nga dogana sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.