
Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Geci, përmes një videoje të publikuar ka akuzuar Repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke thënë se nipi i tij është infektuar nga papastërtia.
Geci këtë e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se edhe analiza që është dashur të bëhet, sipas tij “me gabimin e teknikëve është dërguar në procedurë të ngadalësuar në vend të asaj të shpejtes”.
“Shkova për të vizituar nipin dhe vajzën dhe me sytë e mi pash gjendjen e mjerushme.Shiheni pak gjendjen e mjerushme oo ministër, mos kurseni te lehonat se ashtu e kështu kemi rënje të natalitetit dhe ikje masive të mjekëve, inxhinierëve dhe si shkak kryesor për ikje është Sistemi Shëndetësor dhe Sistemi Arsimor”, ka shkruar ndër të tjera ai./Gazeta10