Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 100 vjet burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, dënohen në mungesë

Gazeta10
11 June 2026 - 14:23

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka shpallur fajtorë për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj” 14 pandehur.

Ata u gjykuan në mungesë dhe janë mbrojtur me avokatë kryesisht.

 Siç shkruan Euronewsal, dënimet e dhëna për ta nga gjyqtarja Irena Gjoka me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini variojnë nga 7 deri në 10 vite burg.

Të pandehurit u deklaruan fajtorë pasi kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë duke iu bashkëngjitur thirrjeve të ISIS, ndërkohë që të pyetur si dëshmitarë në këtë proces familjaret e tyre kanë deklaruar se ata janë vrarë në dyluftimet e armatosura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.