Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita e Sigurisë Publike në Bondsteel, fëmijët njihen me rolet e forcave të sigurisë

Gazeta10
11 June 2026 - 14:51

Nxënësit e kopshtit “Mother Cabrini” nga Prizreni kanë vizituar Kampin Bondsteel gjatë një aktiviteti të Ditës së Sigurisë Publike, të organizuar nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë.

Në këtë aktivitet, u prezantuan parafëmijëve rolet dhe detyrat e tyre në kuadër të sigurisë publike.

Përmes demonstrimeve praktike dhe ekspozitave interaktive, siç thuhet në njoftimin në Facebook,  fëmijët patën mundësi të njihen nga afër me profesionet dhe institucionet që kontribuojnë në siguri dhe rend.

Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla synojnë të ndihmojnë fëmijët të familjarizohen me procedurat bazë të reagimit në raste emergjente dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet lokale në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.