Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit që u vra me thikë në Prizren

Gazeta10
14 June 2026 - 21:20

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën tragjikisht pas një therjeje me thikë në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas njoftimit mortor të publikuar nga familja, varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 15 qershor 2026, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Kobaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 11:50, kur sipas Policisë së Kosovës, shpërtheu një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve që janë kushërinj mes vete.

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, 27-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.

Policia ka shoqëruar në stacion personat e dyshuar, ndërsa hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.