
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë treguan dy fakte që janë të pakontestueshme për realitetin politik në të cilin jetojmë.
E para rezultati që po zbardhet dita-ditës është tregues se nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ai i 28 dhjetorit të vitit 2025, aq më tepër ç’është e vërteta, madje ky rezultat po del të jetë edhe më i ulët për subjektin fitues i cili ka qeverisur me vendin tash e sa vite, siç është Vëtëvendosja, por aty këtu të njëjtat shifra janë sinjifiku edhe për partitë që janë në opozitë si PDK, LDK dhe AAK.
Derisa fakti i dytë ka të bëjë me revoltën qytetare e cila u glorifiku më se miri me pjesëmarrjen më të ulët në historikun zgjedhor në Kosovë.
E ky ‘bojkot’ ta quajmë kështu erdhi si reflektim i lodhjes dhe zhgënjimit qytetar nga zgjedhjet e shpeshta dhe si refuzim i kësaj klase politike e cila e ka futur vendin në bllokada dhe “çorrsokake” të rrezikshme gjeo-politike jo vetëm nga stagnimi i zhvillimit dhe mirëqenies por edhe nga ngecja e rrugës evropiane për vetë shtetin edhe ashtu të brishtë të Kosovës.
Prandaj parë në këtë prizëm, këto zgjedhje që ishin të tretat radhazi brenda 1 viti e gjysmë, sikur ishin ‘kapaku’ i paknaqësive të vetë qytetarëve me lidershipin politik në vend, sikurse edhe me bllokadat e njëpasnjëshme që liderët politik nuk ishin në gjendje t’i kalonin për interesa të tyre puro politike.
“Presidenti” ishte sikur ajo ‘molla e sherrit’ se kush duhet ta merrte dhe ta kafshonte më shumë, duke mos arritur të një kompromis për zgjedhjen e kostumit presidencial që sipas Kushtetutës edhe duhet të jetë garant i pakontestueshëm i unitetit të popullit.
Por tashmë populli me votën e tij qytetare ka vendosur me 7 qershor se nga kush do të qeveriset vendi për mandatin qeveritar.
Do të jetë vetëm VV-ja me pakicat që do ta bëjë Qeverinë e ardhshme apo do të kemi edhe ndonjë koalicion me partitë opozitare ku në matematikë të saj do të futej edhe posti i presidentit?!
Kjo e fundit do të ishte zgjidhje më afatgjate dhe do të siguronte një stabilitet institucional.
Megjithatë sesa do të tregohet e pjekur klasa politike kësaj radhe do ta shohim kur të nis koha e krijimit të institucioneve të reja, megjithatë, nga ajo që kemi parë deri tani edhe kësaj radhe posti i presidentit do të jetë ai “gogoli” që pa një marrëveshje politike paraprake do të jetë vështirë i tejkalueshëm.
E në të kundërtën, vendi mund të përsëritë prap skenarin e njëjtë, duke u futur përsëri në bllokada politike e institucionale që në fund mund të përfundojmë me zgjedhje të tjera.
Por 7 qershori ka qenë ajo vija e kuqe, në të cilën tashmë është pikmentuar ‘alarmi qytetar’ se ata nuk kanë interesim më për zgjedhje të cilat jo vetëm janë bërë ‘bajate’ për 40% të elektoratit por as nuk janë më në orbitën e 60% -shit tashmë të fjetur me vite politikisht.
Kështu që jeta institucionale por edhe ajo politike është paralizuar dhe se vendi duhet ta zë trenin e fundit për zhvillimin, mirëqënien dhe integrimin evropian.
Krejt në fund, sovrani ka folur me 7 qershor dhe tash “topi” është në oborrin e lidershipit për me marrë vendime të guximshme politike dhe shtetare që vendit më i dhanë institucione kredibile dhe demokratike.
Kjo mbetet për t’u parë, por në skenarin politik janë dy zgjidhje, institucione të fuqishme dhe kredibile apo zgjedhje të reja që sovrani po i bojkoton?!