Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja

Gazeta10
17 June 2026 - 9:25

Një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe profesionalizmi është regjistruar në plazhin e Bibiones në Itali, ku roja i plazhit Edoardo Bertani, 26 vjeç, shpëtoi dy persona që rrezikonin të mbyteshin në det, shkruan albinfo.

Bertani, i cili punon si roje plazhi në Bibione dhe si fizioterapist në Conegliano, vuri re dy burra në vështirësi rreth 40 metra larg bregut dhe reagoi menjëherë.

Ai arriti te notarët, i nxori të dy në breg dhe i dha ndihmën e parë njërit prej tyre, i cili ndodhej në gjendje më të rëndë, deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.

Veprimi i tij është vlerësuar si një shembull i lartë i humanizmit dhe përkushtimit ndaj jetës së njerëzve. Për këtë arsye, ai ka marrë edhe vlerësime publike nga autoritetet lokale.

“Nuk ke nevojë të jesh hero për të shpëtuar një jetë, mjafton të jesh aty në momentin e duhur”, është mesazhi që përcjell kjo histori frymëzuese.

Me veprimin e tij, Edoardo Bertani dëshmoi se profesionalizmi, guximi dhe gatishmëria për të ndihmuar mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes. /Albinfo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.