Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Procesi drejt fundit – Numërohen mbi 97% të votave me postë dhe 28% me kusht

Gazeta10
17 June 2026 - 11:32

218 kuti, nga 223 sa janë të votave me postë, ose ndryshe, 97,76% , janë numëruar deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Siç njoftohet në faqen e KQZ-së, nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje radhitet partia e parë, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më pas nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga rezultatet aktuale, vetëm nga ato me postë, VV’ja ka 73.08% ose 58,712 Vota; LDK’ja ka marrë 11.98% ose, 9,625 Vota; PDK’ja ka 8.25% ose,  6,630 Vota; dhe, AAK’ja ka 4.09% ose, 3,284 Vota.

Pos këtyre, tashmë KQZ ka nisur edhe me numërimin e votave me kusht, ku deri me tani, janë numëruar 28,85%. Nga këto të fundit, VV’ja ka 40.99% ose, 671 Vota; PDK’ja ka 24.62% ose 403 Vota; LDK’ja ka 14.84% ose, 243 Vota: AAK’ja ka 9.84% ose, 161 Vota.

Ndërkaq, pa numëruar dhe ku procesi ende s’ka filluar, janë votat e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, nga rezultatet e përmbledhura, VV’ja deri më tani merr 53 mandate, PDK ka 22 ulëse, LDK 18 deputetë, dhe AAK-ja 7.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.