Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Si të bohet ora 12 i natës uji na ndalet çdo ditë – Qytetari për reduktimet e ujit në kryeqytet

Gazeta10
18 June 2026 - 8:39

Një qytetar në rruga Isa Kastrati në Prishtinë ka ngritur shqetësimin për mungesën e ujit gjatë orëve të natës, duke u ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave”.

Sipas tij, banorët e kësaj zone po përballen me të njëjtin problem tash e rreth një muaj.

Ai tha se furnizimi me ujë ndërpritet çdo natë rreth orës 00:00 dhe rikthehet vetëm në orën 06:30 të mëngjesit.

“Në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë ne kemi problem me ujin, që një muaj e kemi këtë problem. Në orën 12 të natës nalet uji dhe deri në 6 e 30 të mëngjesit nuk lëshohet, nuk e di cila është arsyeja”, deklaroi qytetari në Kanal10.

Banorët kërkojnë sqarime nga institucionet përgjegjëse lidhur me shkakun e ndërprerjeve të vazhdueshme dhe zgjidhjen e problemit, i cili po ua vështirëson jetën e përditshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.