Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘LDK nuk hyn në bashkëpunim pa parime’ – Haziri: Kush bashkëpunon me ne, i del mirë!

Gazeta10
22 June 2026 - 21:45

Sonte në POLITIKO me Kushtrim Sadikun është i ftuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku përballë analistëve po debatohet për gjendjen aktuale politike në vend dhe nevojën që sa më shpejt të themelohen institucionet e Republikës.

Lutfi Haziri përballë “POLITIKOS” duke komentuar kërkesën e tij për një koalicion të mundshëm VV-LDK ka theksuar se vendi po kalon në kriza dhe duhet të vendoset një stabilitet institucional.

Nënkryetari i LDK-së tha se LDK-ja nuk hyn në bashkëpunim pa parime, duke shtuar se ne po e ofrojmë formulën e stabilitetit.

“Ne jemi në opozitë si LDK sepse vota e 7 qershorit na e ka dhanë rolin tonë”, tha Haziri duke shtuar se LDK-ja me hy në një qeverisje pa parime nuk e ka ndërmend, kështu qe me neve ke mundësi me bashkëpunu, dhe kushdo ka bashkëpunu ka dalë mirë.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.