
Kur një skuadër si Manchester City lejon që një lojtarë me cilësitë e Oleksandr Zinchenko të largohet nga klubi, ju thjesht e dini se e gjithë kjo është pjesë e planit më të gjerë. Zëvendësuesit e tij do të gjendet ose është gjetur tashmë.
Mbrojtësi 17-vjeçar Rico Lewis konsiderohet si zëvendësuesi i Cancelos, ai tashmë ka luajtur në Premier League dhe Champions League dhe duket se do të ketë një të ardhme të madhe në Etihad Stadium.
Lewis shihet si basti premtues i Pep Guardiola i cili llogaritë të ardhmen e krahut të djathtë tek talenti anglez.
Këtë fillim sezon 17 vjeçari ka bërë debutimin e tij në Champions League dhe Premier League duke vendosur një rekord tek City si lojtari më i ri që ka debutuar në Champions League për “qytetarët”.