Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi takon Misionin e FMN-së, kanë diskutuar për politikat fiskale

Gazeta10
01 November 2022 - 14:19

Zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar Misionin e FMN-së ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për politikat fiskale, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Kosova ka treguar maturi fiskale madje krahasuar edhe me rajonin.

Më tej, thuhet se Bislimi ka ndarë me përfaqësuesit e FMN-së edhe detaje lidhur me veprimet që qeveria po i ndërmerr në raport me krizën energjetike në vend.

Këtu keni komunikatën e plotë:

“U diskutua për maturinë e treguar fiskale nga Qeveria, e cila e veçon Kosovën nga pjesa tjetër e rajonit. Ky është lajm shumë i mirë sepse hapësira fiskale e krijuar si rezultat i politikave të kujdesshme fiskale, e lë Qeverinë të bëjë përzgjedhje në mes të mundësive të ndryshme të investimit. Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me Misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme që po i ndërmerr Qeveria për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët, një pjesë e të cilave tanimë do të financohet nga pakoja buxhetore e BE-së për Kosovën, në vlerë prej 75 milionë eurosh”, thuhet në njoftim. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.