Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ante Rebic në mënyrë surprizë mbetët jashtë botërorit “Qatar 2022”

Gazeta10
01 November 2022 - 14:40

Trajneri i kombëtares kroate Zlatko Dalic ka bërë të ditur listën paraprake me 34 emrat e mundshëm të lojtarëve që do të marrin pjesë në botërorin e Katarit. Surprizat nuk mungojnë në listën paraprake, pasi ish trajeneri i Dinamos ka lënë jashtë botërorit sulmuesin e Milanit, Ante Rebic.

29-vjeçari ishte pjesë e kupës së botës në 2018, kur Kroacia arriti në finale me Francën, por tekniku Dalic nuk është bindur ta thërras sërish në Katar, pavarësisht se Rebic ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer të luaj për Milanin.

Për herë të fundit sulmuesi i Milanit, ka luajtur për kombëtaren në Europianin e fundit ku Kroacia ishte në grup me Anglinë, Republikën Ceke dhe Skocinë. Kroacia ndodhet në grupin F dhe kupën e botës do ta nisë me 23 nëntor përball Marokut dhe më pas do të ndeshet edhe me Kanadanë dhe Belgjikën.

Me Milan këtë sezon Rebic ka luajtur shtatë ndeshje në Serie A duke realizuar 3 gola dhe 2 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.