
Volodymyr Zelensky u takua sot me Kadri Simson, komisionere e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë, ku diskutuan se si Ukraina u detyrua të ndalonte eksportin e energjisë elektrike në
Evropë, një praktikë që vendi filloi ta aplikojë për shkak të goditjeve të raketave dhe dronëve kamikazë nga Rusia.
“Jam i sigurt se do të rivendosim gjithçka dhe në një kohë më të qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik do të stabilizohet, ne do të vazhdojmë të eksportojmë energji elektrike në Evropë ”, tha Zelensky.
Zelensky i tha komisioneres se forcat ruse kanë “dëmtuar seriozisht” rreth 40% të infrastrukturës energjetike të Ukrainës , veçanërisht termocentralet dhe hidrocentralet./Gazeta10
Thankful for an incredibly important dialogue on #energy with President @ZelenskyyUa today.
— Kadri Simson (@KadriSimson) November 1, 2022
Winter is coming & 🇺🇦 needs our internationally coordinated help.
Funding is just one part of the challenge, with finding the right equipment & delivering it swiftly being the others. pic.twitter.com/gmaozZmuWX