
Analisti politik Krenar Shala, i ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se pret që procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë me një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Sipas tij, në këtë proces është investuar shumë, prandaj qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një epilog që bazohet në drejtësi.
“Është investuar shumë. Populli i Kosovës ka nevojë me pasë një gjykim fer. Besoj se ky proces duhet të përfundojë vetëm me një gjykim të drejtë, në mënyrë që të ketë besim te drejtësia dhe të mos mbeten dilema,” tha Shala.
Ai shtoi se një vendim i drejtë është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se procesi duhet të mbyllet në përputhje me standardet e drejtësisë dhe bazuar në fakte.