
Analisti politik Mentor Shala ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke pretenduar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është figura që i përshtatet më së shumti kryeministrit në detyrë Albin Kurti për postin e presidentit.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Shala tha se, sipas tij, Abdixhiku do të ishte një president më i pranueshëm për Kurtin sesa ish-presidentja Vjosa Osmani.
“Figura e Lumir Abdixhikut është figura që i përshtatet më së shumti Albin Kurtit për president. Vjosa Osmani nuk ka pasur çka të ketë më tepër se më pas Lumir Abdixhikun. Krejt kjo betejë e strukturave të Vetëvendosjes kundër disa figurave të LDK-së është bërë pikërisht për këtë rast”, deklaroi Shala.