Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

Gazeta10
06 July 2026 - 17:52

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se beson që si presidenti rus, Vladimir Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duan t’i japin fund luftës në Ukrainë, duke shprehur optimizëm se negociatat po bëjnë më shumë përparim sesa mendojnë shumë vëzhgues.

“Epo, mendoj se ai (Putin) ndjen presion. Ai dëshiron t’i japë fund, dhe Ukraina dëshiron t’i japë fund, dhe ne jemi në bisedime, dhe do të shohim nëse mund ta përfundojmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ka besim në përpjekjet diplomatike, duke shtuar se beson që një zgjidhje për konfliktin mund të jetë më afër sesa kuptohet publikisht, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se po i afrohemi shumë më tepër sesa mendojnë njerëzit. Presidenti Putin dëshiron që kjo të marrë fund. Do t’jua them këtë shumë fort. Dhe presidenti Zelensky në të vërtetë dëshiron që kjo të marrë fund tani”, shtoi presidenti amerikan.

Trump theksoi se Ukraina do të jetë një temë kyçe gjatë diskutimeve të ardhshme me aleatët e NATO-s gjatë samitit të kësaj jave në kryeqytetin turk, Ankara.

“Ne do të shkojmë në NATO dhe do të flasim për këtë”, shtoi ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.