
Analisti politik Krenar Shala ka komentuar situatën e LDK-së, duke thënë se partia ndodhet në një pozitë të vështirë politike.
I ftuar në emisionin “Politiko”, Shala u shpreh se rrethanat e detyrojnë LDK-në të shqyrtojë opsione të ndryshme.
“Zori i shkretë të shtyn në gjithçka, zori i shkretë të shtyn me bë politikë. A po e sheh qysh i ka punët LDK-ja?”, tha ai.
I pyetur nëse një koalicion ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do t’i bënte mirë LDK-së, Shala u përgjigj se, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të partisë, një bashkëpunim i tillë mund të jetë në interesin e saj.
“Duke e marrë parasysh që i ka punët keq, ndoshta i del mirë, me kusht që ajo qeverisje të jetë e suksesshme, sidomos ministrat e LDK-së, por edhe presidenti i LDK-së”, deklaroi ai.